Deklarata e Erdogan mbi operacionet në Siri
(last modified Mon, 07 May 2018 09:04:46 GMT )
May 07, 2018 11:04 Europe/Tirane
  • Deklarata e Erdogan mbi operacionet në Siri

Turqia do të kryejë një operacion të ri ushtarak përgjatë kufirit, pas dy ofensivave brenda Sirisë, ka thënë presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

“Ne nuk do të heqim dorë në luftimin e organizatave terroriste. Ne do të nisim një operacion të ri, pas operacionit Mburoja e Eufrati dhe Dega e Ullirit. Ushtarët tanë janë gati për misione të reja”, ka thënë Erdogan, duke iu referuar dy operacioneve të mëparshme turke në Siri. Këto komente Erdogan i bëri sot në Stamboll, ku shpalosi manifestin e tij zgjedhor, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale, që do të mbahen muajin e ardhshëm. Ankaraja ka nisur operacionin në qytetin Afrin që prej 20 janarit 2018. Presidenti i Turqisë ka konfirmuar kontrollimin e qytetit Afrin nga forcat turke. Në një fjalim të tij presidenti i Turqisë Rexhep Tip Erdogan deklaroi se forcat e mbështetura nga Turqia raportohet se kanë arritur në qendër të qytetit sirian Afrin. Ofensiva në Afrin kundër milicisë kurde siriane ka nisur qe dy muaj nga Turqia. Ankaraja i konsideron forcat kurde në enklavën e Afrinit si terrorist për shkak të lidhjeve të tyre me kryengritësit kurdë brenda Turqisë. Agjencia e lajmeve turke, Dogan ka raportuar se luftëtarët sirianë të mbështetur nga Turqia “kanë vendosur kontrollin” në qendër të qytetit. Po ashtu janë shfaqur disa pamje të njerëzve të armatosur duke ecur pranë ndërtesave të braktisura. Turqia prej 20 janarit ka nisur operacionin e saj, në qytetin Afrin në veri të Sirisë, me qëllim largimin e kurdëve të Sirisë nga kufiri turk. Turqia i konsideron anëtarët e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG), si grup terrorist dhe të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Forcat turke kanë rrethuar Afrinin dhe kanë pushtuar “zonat me rëndësi kritike”, në këtë rajon. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, mbi 280 civilë janë vrarë që më 20 janar kur filloi ofensiva e drejtuar nga Turqia kundër Njësive Mbrojtëse Popullore të Kurdëve (YPG) të mbështetura nga SHBA në rajonin Afrin. Duke reaguar ndaj agresionit të ushtrisë turke ndaj qytetit Afrin në Siri, administrata e rajonit veriperëndimor Afrin të Sirisë ka deklaruar se anëtarët e Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG) të mbështetura nga SHBA do të zhvendosen nga konfrontimi i drejtpërdrejtë dhe do të ndjekin taktikat guerile në betejat e tyre kundër forcave ushtarake turke dhe militantëve aleatë nga e ashtuquajtura Ushtria e Lirë Siriane. "Forcat tona janë të pranishme në të gjithë rajonin  Afrin. Këto forca do të godasin pozicionet e armikut turk dhe mercenarëve të tij në çdo rast", tha Osman Sheikh Issa, bashkë kryesues i këshillit ekzekutiv të  rajonit Afrin, në një deklaratë televizive të dielën. Ai shtoi: "Forcat tona në Afrin do të bëhen një makth i vazhdueshëm për pushtuesit turq". Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë turke në një deklaratë ka thënë se 3,603 terroristë u "neutralizuan" në Afrin, ndërsa 46 ushtarë turq u vranë dhe 225 të tjerë u plagosën. Aaron Stein, një studiues turk thotë: "Turqia së shpejti do të vërë nën të saj veriun e Sirisë dhe nuk duket se forcat e saj do të vendosin të largohen nga Siria në të ardhmen e afërt". Nga njëra anë, një veprim i tillë shkel sovranitetin sirian dhe injoron të drejtën ndërkombëtare, dhe nga ana tjetër, ajo mund të çojë në vrasjen masive të civilëve në këtë rajon. Është e domosdoshme që Turqia të marrë parasysh faktin se perspektivat e ardhshme të vendeve të rajonit do të jenë të ngjashme me atë të konsiderimit të Turqisë si një vend agresiv dhe okupues, e cili gjithashtu mund të krijojë pakënaqësitë e veta dhe kriza të brendshme. Prandaj, vëmendja ndaj sovranitetit sirian dhe çështjeve rajonale së bashku me parimet e të drejtave të njeriut është një nga nevojat kryesore për veprimet turke në Siri.

Tags