Përplasen trenat në Gjermani
May 08, 2018 05:11 Europe/Tirane
Nga përplasja e 2 trenave në landin Bavaria të Gjermanisë, 2 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Reuters sipas të cilës aksidenti hekurudhor ka ardhur për shkak të problemeve teknike në sistemet kompjuterike të qytetin Inglostadt dhe Augsburg. Në këtë ngjarje ka humbur jetën makinisti i lokomotivës dhe një udhëtar. Më 3 prill, gjithashtu nga përplasja e një treni mallrash me një tren udhëtarësh në qytetin Duisburg të Gjermanisë, 35 persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur. Edhe më 16 mars të vitit 2018 përplasja e dy trenave në Gjermani ka lënë të plagosur më shumë se 40 persona.
Tags