Ruhani: Industria e naftës, përbënë një faktor strategjik për Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74908-ruhani_industria_e_naftës_përbënë_një_faktor_strategjik_për_iranin
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se industria e naftës për Iranin, përbënë një faktor strategjik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 08, 2018 08:41 Europe/Tirane
  • Ruhani: Industria e naftës, përbënë një faktor strategjik për Iranin

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se industria e naftës për Iranin, përbënë një faktor strategjik.

Z. Hsan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të martën pas vizitës që zhvilloi në panairin e 23-të ndërkombëtar të naftës dhe gazit në një takim me drejtuesit e kompanive të industrisë së naftës vlerësoi përpjekjet e kompanive industriale të këtij sektori dhe deklaroi: "Nafta në përgjithësi edhe për Iranin edhe për vendet e tjera të rajonit dhe të botës industriale, është një çështje plotësisht strategjike. Qeveria mbështet të gjitha projektet e reja në fushën e industrisë së naftës të cilat bëjnë të gjitha përpjekjet për shtimin e cilësisë dhe sasisë së prodhimit vendor. Puna të cilën e bëjnë aktualisht kompanitë naftore të Iranit, nuk është vetëm një veprimtari ekonomike, por kjo veprimtari inkurajon edhe moralin e të rinjve iranianë për të vazhduar punën në projektet e tjera",- shtoi ndër të tjera z. Ruhani.