Paralajmërim serioz i ligjvënësve amerikanë për Turqinë
Ligjvënësit e SHBA bënë hapin e parë për të pezulluar përkohësisht shitjet e armëve të SHBA në Turqi, duke paralajmëruar anëtarin e NATO-s mbi blerjen e mundshme të një sistemi raketor rus.
"Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Turqisë, gjatë vitit të kaluar, janë bërë gjithnjë e më të tensionuara për shkak të disa veprimeve provokative të ndërmarra nga Qeveria e Turqisë," thuhet në projekt-ligjin e dorëzuar të martën në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA. Projekt-ligji shton: "Blerja potenciale nga Qeveria e Turqisë e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Federata Ruse ka çuar në tensionimin e këtyre marrëdhënieve. Këto veprime mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e përbashkët të sistemit të armëve midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë. " Ndërkohë, projekt-ligji do të "ndalojë çdo veprim për dorëzimin e pajisjeve ushtarake për instancat kryesore të mbrojtjes" në Turqi. Megjithëse sistemi raketor rus S-400 është i papajtueshëm me sistemet e NATO-s, autoritetet turke duket se janë të vendosur për ta bërë blerjen, çka ka irrituar SHBA-të.