Ariu polar tregon muskujt
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75046-ariu_polar_tregon_muskujt
Rusia ka festuar Ditën e Fitores me parada ushtarake masive në të gjithë vendin, duke treguar disa prej armëve më të përparuara të saj, duke përfshirë raketat hipersonike, sistemet anti-ajrore Arktik dhe një dron të ri bombardues.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 09, 2018 15:35 Europe/Tirane
  • Ariu polar tregon muskujt

Rusia ka festuar Ditën e Fitores me parada ushtarake masive në të gjithë vendin, duke treguar disa prej armëve më të përparuara të saj, duke përfshirë raketat hipersonike, sistemet anti-ajrore Arktik dhe një dron të ri bombardues.

Parada të mërkurën përkujtoi 73 vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu kishte thënë më parë se më shumë se 13,000 trupa, 159 sisteme të armëve dhe 75 avionë marrin pjesë në paradën në Sheshin e Kuq të Moskës. Në total, 55,000 trupa, 1,200 sisteme armësh dhe 150 avionë luftarak morën pjesë në paradat ushtarake në 28 qytete ruse. Në paradën e Moskës, u shfaqën avionët e brezit të gjashtë Sukhoi Su-57, të dislokuar kohët e fundit në Siri, dhe avionët MiG-31, të pajisur me raketa hipersonike Kinzhal. Ushtria ruse po ashtu demonstroi raketat balistike YARS, të cilat mund të mbajnë 10 mbushje bërthamore me një rreze veprimi deri në 7500 milje, si dhe sistemet e avancuara të raketave anti-ajrore S-400. Duke ju drejtuar paradës, Presidenti rus Vladimir Putin drejtoi kritika indirekte ndaj SHBA-ve dhe tha se "pretendimet e superioritetit" ishin forca shtytëse e agresionit nazist dhe se qëndrime të tilla përbëjnë një kërcënim të sigurisë për botën sot. "Pas kërcënimeve të reja qëndrojnë të njëjtat tipare të shëmtuara dhe të vjetra: egoizmi dhe jotoleranca, nacionalizmi agresiv dhe pretendimet e superioritetit", tha Putin, duke paralajmëruar: "Njerëzimi duhet ta kuptojë se paqja është shumë e brishtë".