Boeing dhe Airbus humbin 39 miliardë dollarë për shkak të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75084-boeing_dhe_airbus_humbin_39_miliardë_dollarë_për_shkak_të_trump
Gazeta "Washington Post" në një raport të saj ka shkruar se me daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore vetëm dy kompanitë prodhuese të avionëve Boeing dhe Air Bus në përgjithësi do të humbin 39 miliardë dollarë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 10, 2018 09:40 Europe/Tirane
  • Boeing dhe Airbus humbin 39 miliardë dollarë për shkak të Trump

Gazeta "Washington Post" në një raport të saj ka shkruar se me daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore vetëm dy kompanitë prodhuese të avionëve Boeing dhe Air Bus në përgjithësi do të humbin 39 miliardë dollarë.

Vendimi i SHBA-së për tërheqje nga marrëveshja nukleare me Iranin do t’i kushtojë kompanisë Boeing me miliarda dollarë humbje. Kjo për shkak se kompania ajrore ka marrëveshje për riparimin e flotës ajrore me Iranin, vlerëson televizioni amerikan CNBC. Kompania më e madhe botërore e fluturimeve ka marrëveshje për shitjen e aeroplanëve kompanive ajrore iraniane në vlerë rreth 20 miliardë dollarë, sipas çmimit të katalogut. Trump mbrëmë bëri të ditur vendimin për vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit, të cilat ishin hequr me marrëveshjen e vitit 2015, e cila u nënshkrua mes Grupit 5+1 dhe Iranit. Boeing në dhjetor 2016 njoftoi për numrin më të madh të aranzhimeve me kompanitë ajrore iraniane, i cili përfshin 80 aeroplanë për kompaninë Iran Air, në mesin e të cilëve janë 50 modele 737 MAX 8.