Aktivistët e paqes në Amerikës i kërkojnë falje popullit të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75144-aktivistët_e_paqes_në_amerikës_i_kërkojnë_falje_popullit_të_iranit
Aktivistët mbështetës të paqes në Amerikë i kanë kërkuar falje popullit iranian për shkak të shkeljes së marrëveshjes bërthamore nga ana e presidentit të Amerikës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 11, 2018 10:16 Europe/Tirane
  • Aktivistët e paqes në Amerikës i kërkojnë falje popullit të Iranit

Aktivistët mbështetës të paqes në Amerikë i kanë kërkuar falje popullit iranian për shkak të shkeljes së marrëveshjes bërthamore nga ana e presidentit të Amerikës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se mbi 5000 aktivistë të paqes, intelektualë politikë, artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë nënshkruar një letër drejtuar popullit të Iranit të cilit i kanë kërkuar falje për shkak të sjelljes së rrezikshme, akuzave të pabaza dhe vendimit të njëanshëm të Donald Trump, presidentit të Amerikës, për daljen nga marrëveshja bërthamore.

Në këtë letër këta aktivistë të sferave të ndryshme gjithashtu kanë shprehur keqardhje turp për shkak të këtij veprimi të qeverisë së Amerikës e cila ka shkelur një marrëveshje në fuqi dhe që është nënshkruar jo vetëm nga Amerika, por edhe nga Franca, Rusia, Anglia, Kina dhe Gjermania dhe është miratuar nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB. Mbështetësit e paqes në Amerikë në këtë letër kanë deklaruar: “Përkundër presidentit të Amerikës, ne besojmë se marrëveshja është marrëveshje dhe dëshirojmë reduktimin e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe në paqe e qetësi të jetojmë me popullin e Iranit”.

Mbështetësit e paqes në Amerikë në këtë letër kanë theksuar se administrata e Amerikës nuk ka të drejtë të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Iranit ose në rajonin e Lindjes së Mesme dhe nuk duhet t’i shesë armatime Arabisë Saudite dhe regjimit sionist të cilët janë të akuzuarit numër një për shkeljen e të drejtave të njeriut.  

Aktivistët e shoqërisë civile dhe politik të Amerikës në këtë letër kanë theksuar se Amerika në vend se t’u thotë vendeve të tjera se si duhet të administrohen, më mirë është që të pastrojë dhe korrigjojë problemet në shoqërinë e Amerikës që janë krijuar për shkak të pabarazisë së gjerë dhe racizmit dhe sistemit politik të korruptuar dhe tërësisht nën ndikimin e parasë.

Mbështetësit e paqes në Amerikë gjithashtu kanë kërkuar nga OKB që ta ndëshkojë Amerikën për shkak të shkeljes së marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe kanë kërkuar nga Evropa, Rusia dhe Kina që ta mbajnë gjallë këtë marrëveshje.