Erdogan: Normat e interesit janë "nëna dhe babai i djallit"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75176-erdogan_normat_e_interesit_janë_nëna_dhe_babai_i_djallit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje për ulje të normave të interesit duke i cilësuar si “nëna dhe babai i djallit” pas njoftimit për rënie të valutës turke, lira.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 11, 2018 15:29 Europe/Tirane
  • Erdogan: Normat e interesit janë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje për ulje të normave të interesit duke i cilësuar si “nëna dhe babai i djallit” pas njoftimit për rënie të valutës turke, lira.

“Nëse njerëzit e mi më thonë vazhdo në këtë rrugë, unë them se do të vazhdoj me fitore luftën kundër këtij kursi të normave të interesit”, ka thënë Erdogan në Ankara, duke iu referuar zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 24 qershor. “Sepse unë besoj se normat e interesit janë nëna dhe babai i djallit”, ka thënë ai gjatë një fjalimi me disa përfaqësues biznesorë. Fjalimi i tij ka qenë reflektim i lajmeve se Erdogan ka mbajtur një takim me ekipin e tij ekomonik pas rënies së vlerës së lirës.