Mogherini: Evropa e vendosur për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75194-mogherini_evropa_e_vendosur_për_ruajtjen_e_marrëveshjes_bërthamore
Shefja e politikës së jashtme të BE është shprehur se unioni është i vendosur për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 12, 2018 06:13 Europe/Tirane
  • Mogherini: Evropa e vendosur për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore

Shefja e politikës së jashtme të BE është shprehur se unioni është i vendosur për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.

Sipas një njoftimi të agjencisë Sputnik, Federika Mogherini në një konferencë për shtyp në Firence kat hënë: asnjë vend nuk mund të anulojë në formë të njëanshme marrëveshjen bërthamore pasi kjo nuk është një marrëveshje dypalëshe pro një trashëgimi botërore. Shefja e politikës së jashtme të BE, situatën aktuale në botë e ka quajtur të trazuar ku mbizotëron ideja për luftë dhe konflikte. Mogherini shtoi se Lindja e Mesme nuk ka nevojë që të kthehet në një qendër për garën e armatimeve. Shefja e politikës së jashtme të BE theksoi zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit dhe inspektimet e ANEA-së dhe shtoi se në cilësinë e përfaqësueses së BE fton palët nënshkruese që të mbrojnë marrëveshjen bërthamore me gjithë qëndrimet e Amerikës. Donald Trump me pretendime false kundër Iranit, më 8 maj mori vendim për daljen e Uashingtonit nga kjo marrëveshje ndërkombëtare.