Malajzi, ish-kryeministrit Naxhib Razak i ndalohet largimin nga vendi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75244-malajzi_ish_kryeministrit_naxhib_razak_i_ndalohet_largimin_nga_vendi
Ish-kryeministrit të Malajzisë, Naxhib Razak iu është ndaluar largimi nga vendi, thonë zyrtarët e emigracionit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 12, 2018 09:58 Europe/Tirane
  • Malajzi, ish-kryeministrit Naxhib Razak i ndalohet largimin nga vendi

Ish-kryeministrit të Malajzisë, Naxhib Razak iu është ndaluar largimi nga vendi, thonë zyrtarët e emigracionit.

Raportimi vjen pasi Naxhib tha se ai dhe gruaja e tij po planifikonin të shkonin në një festë jashtë shtetit të shtunën. Këtë javë koalicioni Barisan Nasional i Naxhib, që qeverisi për një kohë të gjatë pësoi humbje elektorale. Ish-kryeministri Naxhib është akuzuar për largimin e 700 milionë dollarëve nga fondi i investimeve shtetërore në vitin 2015. Të enjten, Mahathir Mohamad u betua si kryeministri i ri i Malajzisë, duke u bërë udhëheqësi më i vjetër i zgjedhur në botë në moshën 92-vjeçare. Ai ka thënë se do të ketë një hetim tërësor në rastet e dyshuara të korrupsionit, duke përfshirë edhe atë të fondit të investimeve shtetërore.