Gjermania: Evropa të ndryshojë qëndrimin ndaj Rusisë pas tërheqjes së SHBA
Presidenti amerikan njoftoi së fundi tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja e Iranit, duke imponuar sanksionet kundër Teheranit dhe të gjithë ata që bëjnë biznes me të, potencialisht duke i kërcënuar kompanitë evropiane, të cilat kanë investuar shumë në Iran.
Presidenti i landit gjerman Saxony-Anhalt, Reiner Haselhof, në një intervistë me gazetën Welt am Sonntag i ka kërkuar qeverisë gjermane të rishikojë politikën e saj ndaj Rusisë pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit. Ai thekson se është thelbësore që Gjermania në këtë moment të mbajë kontakte me fqinjët lindorë të Gjermanisë, si Rusia. Haselhof gjithashtu paralajmëroi se nëse marrëdhëniet normale mes dy vendeve nuk do të rivendosen, bizneset gjermane rrezikojnë të humbasin tregun rus. Në të njëjtën kohë, politikani gjerman pranoi se nuk ka shumë gjasa që sanksionet e vendosura kundër Rusisë, të cilat janë rezultat i krizës së Ukrainës, do të hiqen së shpejti. Ai shtoi se pas daljes së SHBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin, Evropa nuk duhet të sakrifikojë interesat e saj ekonomike dhe tregtare për hir të aleancës me SHBA-të.