John Bolton kërcënon
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75420-john_bolton_kërcënon
Pas kundërshtimit evropian ndaj tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë kërcënoi kompanitë evropiane që do të sanksionohen nëse bashkëpunojnë me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 14, 2018 08:13 Europe/Tirane
  • John Bolton kërcënon

Pas kundërshtimit evropian ndaj tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë kërcënoi kompanitë evropiane që do të sanksionohen nëse bashkëpunojnë me Iranin.

John Bolton tha të dielën në një intervistë me rrjetin e lajmeve CNN se sanksionet amerikane kundër kompanive evropiane janë serioze. Bolton shprehu shpresën se këto kompani do të mbështesin këtë vendim, pavarësisht keqardhjes që liderët evropianë kanë shprehur rreth tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore. Bolton argumentoi se vendimi i Trump për t'u tërhequr nga marrëveshja bërthamore është në interes të partnerëve të biznesit me Iranin.