Presidenti i Austrisë thekson ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
Presidenti i Austrisë pasi theksoi rëndësinë e marrëveshjes bërthamore ka kërkuar ruajtjen e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare,.
Alexander Van der Bellen pasi përmendi takimin e tij me Antonio Gutters sekretar i përgjithshëm i OKB, ka thënë: Marrëveshja bërthamore me Iranin është gurë themeli për zgjidhjen e çështjes bërthamore të Iranit dhe për këtë ajo duhet ruajtur. Presidenti i Austrisë javën e kaluar ka kritikuar qeverinë amerikane për daljen e njëanshme nga marrëveshja bërthamore dhe ka theksuar se ky veprim që krijon dyshime për marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe grupit 5+1 është veprim i rrezikshëm dhe që bie ndesh me përpjekjet për paqe dhe stabilitet në rajon dhe në botë. Vlen të theksohet se pothuajse para 3 vitesh në Vjenë të Austrisë, sipas marrëveshjes bërthamore u arrit akordi për zbatimin e kësaj marrëveshje. Donald Trump shumë herë e ka quajtur marrëveshjen bërthamore një marrëveshje të tmerrshme dhe javën e kaluar shpalli tërheqjen e njëanshme të Amerikës nga kjo marrëveshje. Vendimi i Donald Trump është kundërshtuar nga shumë anëtarë të Kongresit dhe nga partnerët evropianë të Amerikës.