Izraeli: Erdogan i ka duart e lyera me gjak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75862-izraeli_erdogan_i_ka_duart_e_lyera_me_gjak
Zv/ministrja e Jashtme izraelite deklaroi se presidenti turk është një diktator por shtoi se ndërprerja e marrëdhënieve me Turqinë nuk ishte në axhendën e regjimit të Tel Avivit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 19, 2018 12:46 Europe/Tirane
  • Izraeli: Erdogan i ka duart e lyera me gjak

Zv/ministrja e Jashtme izraelite deklaroi se presidenti turk është një diktator por shtoi se ndërprerja e marrëdhënieve me Turqinë nuk ishte në axhendën e regjimit të Tel Avivit.

Tzipi Hotuveli në një intervistë me uebsajtin Globe, tha: "Erdogan është një tiran dhe diktator duart e të cilit janë të lyera me gjak. Por ne nuk duam të prishim lidhjet me Turqinë". Ajo kritikoi komentet anti-izraelite të Erdoganit në përgjigje të vrasjes së palestinezëve në Gaza dhe shtoi: "Nuk mund t'i shpërfillim deklaratat e presidentit turk. Ne morëm një pozicion të ekuilibruar, jo ekstrem. Pas diskutimit dhe këshillimit me zyrtarë të ndryshëm, përfshirë kryeministrin, vendosëm të mos ndërpresim marrëdhëniet me Turqinë, sepse është një vend i madh dhe i rëndësishëm në rajon. Më parë, presidenti turk duke reaguar ndaj masakrimit të palestinezëve në Gaza, deklaroi:" Izraeli është një shtet terrorist që ka kryer gjenocid".