Objekti i drejtohet bazës ruse në Siri, Rusia e shkatërron
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76088-objekti_i_drejtohet_bazës_ruse_në_siri_rusia_e_shkatërron
Mbrojtja ajrore ruse kapi dhe shkatërroi një objekt që synonte bazën ajrore Hmeimim në Siri të hënën, njoftoi të hënën në mbrëmje ushtria ruse.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 21, 2018 18:34 Europe/Tirane
  • Objekti i drejtohet bazës ruse në Siri, Rusia e shkatërron

Mbrojtja ajrore ruse kapi dhe shkatërroi një objekt që synonte bazën ajrore Hmeimim në Siri të hënën, njoftoi të hënën në mbrëmje ushtria ruse.

Baza po funksionon normalisht, pa raportuar asnjë dëmtim apo fatkeqësi, tha një zëdhënës ushtarak rus. Objekti ishte një "dron i panjohur", sipas ushtrisë ruse. "Më 21 maj ... pajisjet e monitorimit të hapësirës ajrore në bazën ajrore Hmeimim të Rusisë zbuluan një objektiv të vogël të paidentifikuar ajror që po i afrohej bazës", tha zëdhënësi në një deklaratë duke shtuar: "Objekti u shkatërrua nga sistemet e mbrojtjes  ajrore të vendosura në bazë." Hmeimim është një nga dy bazat e kontrolluara nga Rusia në Siri. Ajo është e vendosur në qytetin bregdetar të Jableh, ku mediat siriane raportuan se janë dëgjuar 4 shpërthime të fuqishme.