Moska: Kërkesat e reja të SHBA ndaj Iranit janë të papranueshme
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse deklaroi se kërkesat e reja të SHBA ndaj Iranit janë krejtësisht të papranueshme, duke premtuar se Moska do të vazhdojë të punojë drejt ruajtjes së marrëveshjes bërthamore me Iranin.
"Ne jemi të shqetësuar për faktin se fushata anti-iraniane është në rritje në Uashington. Duket se Shtetet e Bashkuara kanë marrë një vendim përfundimtar për të përdorur taktikat e ultimatumeve dhe kërcënimeve në lidhje me Iranin. Kjo është në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore dhe dhe bie ndesh me parimin e marrëdhënieve normale mes shteteve ", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në një konferencë shtypi të mërkurën. " Administrata amerikane jo vetëm që tërhiqet nga marrëveshja bërthamore në kundërshtim me normat ndërkombëtare, por po paraqet kërkesa që janë krejtësisht të papranueshme për Teheranin," shtoi ajo. "Ne kurrë nuk e kemi mbështetur politikën e sanksioneve të njëanshme dhe nuk do ta bëjmë kurrë këtë, sepse besojmë se ato janë të paligjshme. Ne jemi të vendosur të avancojmë bashkëpunimin tonë gjithëpërfshirës me Iranin", përfundoi Zakharova.