Shefi i OKB-së kërkon çarmatosjen e Hezbollahut!
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje Hezbollahut të Libanit të ndërpresë aktivitetet ushtarake në Liban, Siri dhe gjetkë në rajon.
"Një Hezbollah me aftësi të konsiderueshme dhe të sofistikuara ushtarake, jashtë kontrollit të Qeverisë së Libanit, mbetet çështje shqetësuese", pretendoi Guterres në një raport të dërguar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, raportojnë agjencitë AFP dhe AP. Këshilli i Sigurimit do të diskutojë sot raportin e Guterresit.
Shefi i OKB-së i bëri thirrje lëvizjes Hezbullah "të mos angazhohet në ndonjë aktivitet ushtarak brenda ose jashtë Libanit", në përputhje me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila i bën thirrje Hezbollahut të çarmatoset. Guterres gjithashtu pretendoi se përfshirja e Hezbollahut në luftën civile të Sirisë shkel Marrëveshjet e Taifit që i dhanë fund luftës civile të Libanit të viteve 1975-90, si dhe politikën zyrtare të Libanit për neutralitet ndaj çështjeve rajonale. Kjo është në kohën kur sekretari i përgjithshëm i OKB në raportin e tij nuk përmendi fare agresioni izraelit kundër Libanit dhe krimet e sionistëve kundër popullit palestinez.