25 milionë skllevër jetojnë në botë
(last modified Sat, 26 May 2018 10:55:00 GMT )
May 26, 2018 12:55 Europe/Tirane
  • 25 milionë skllevër jetojnë në botë

Përfaqësuesja speciale e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, deklaroi se mbi 25 milionë skllevër jetojnë në të gjithë botën të cilët konsiderojnë viktimë e skllavërisë moderne.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Madina Jarbussynova, Përfaqësuesja speciale e OSBE-së për luftë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në takimin e San Petersburgut të Rusisë, deklaroi: "Në bazë të vlerësimeve të ndryshme, rreth 64% e skllevërve modernë janë skllevër të punës dhe 19% janë skllevër seksual ndërsa 71% e viktimave të llojeve të ndryshme të skllevërve janë grat dhe vajzat dhe 29% e tyre janë burra dhe djem. Përveç kësaj numri i fëmijëve që kërcënohen nga ky rrezik është rritur dhe ka shkuar deri në 5.5 milionë persona. Problemi i trafikimit të qenieve njerëzore është një sfidë botërore dhe për fat të keq ky krim është i fshehur, por kryhet në mënyrë shumë të organizuar dhe të gjerë dhe është i lidhur me krimet e tjera dhe me plotë përfitime. Hetimet e ndryshme, tregojnë se përfitimi i trafikimit të qenieve njerëzore është shumë më i madh se sa tregtia e armëve dhe e lëndëve narkotike. Vetëm në vitin 2014 OKB ka deklaruar se fitimi vjetor i trafikimit të qenieve njerëzore është rreth 150 miliardë dollarë".

Tags