Paralajmërime mbi lidhjen e rrezikshme të qeverisë amerikane me MEK
Kanali televiziv amerikan NBC ka paralajmëruar mbi rrezikun e influencës së MEK në Shtëpinë e Bardhë.
Kanali televiziv NBC duke transmetuar pamje të pranisë së John Bolton këshilltar I sigurisë kombëtare të qeverisë amerikane dhe të Rudy Juliani, avokat I presidentit amerikan në një takim të grupit MEK, ka paralajmëruar mbi rrezikun e influencës së MEK në Shtëpinë e Bardhë. Ky kanal televiziv ka pohuar faktin se Bolton dhe Juliani për lidhje me MEK dhe pjesëmarrjen në takimet e këtij grupi terrorist kanë marrë shuma të konsiderueshme parash. NBC gjithashtu e ka cilësuar MEK-un një prej armiqve më të vjetër të Iranit dhe ka shprehur habi mbi burimet financiare të këtij grupi. Kanali televiziv amerikan thotë se pjesëtarët e të dy partive në Amerikë marrin para nga grupi terrorist MEK.