Lavrov: Baza amerikane në Siri qendër e terroristëve të ISIS
(last modified Mon, 28 May 2018 14:59:59 GMT )
May 28, 2018 16:59 Europe/Tirane
  • Lavrov: Baza amerikane në Siri qendër e terroristëve të ISIS

Sipas Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, vetëm trupat qeveritare siriane duhet të vendosen në kufijtë jugorë të Sirisë me Izraelin.

"Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë dialog në nivel diplomatik dhe ushtarak lidhur me situatën në rajonin al-Tanf të Sirisë që kontrollohet nga trupat amerikane", tha Lavrov. "Ne jemi dëshmitarë të rritjes së numrit të grupeve të armatosura që shfaqen në këtë rajon, duke përfshirë kampin e refugjatëve në Rukban, i cili sipas informacionit tonë, është qendër e terroristëve të ISIS", vuri në dukje ai. Lavrov shprehu shpresë se raportet mbi tërheqjen e trupave amerikane nga baza al-Tanf e Sirisë do të realizoheshin. "Prania ushtarake atje nuk ka kuptim, nga pikëpamja ushtarake", tha ministri i Jashtëm rus. Shtetet e Bashkuara kanë okupuar një zonë prej 34 miljesh rreth bazës ushtarake al-Tanf, ku  stërvitin dhe pajisin forcat e armatosura të opozitës siriane. Kampi i refugjatëve Rukban, që është kthyer në një bazë të ISIS-it, ndodhet rreth 11 milje në jug të al-Tanf dhe brenda zonës së kontrolluar nga SHBA në kufirin sirian-jordanez.

 

Tags