Drejtim i ri i përpjekjeve evropiane për marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76734-drejtim_i_ri_i_përpjekjeve_evropiane_për_marrëveshjen_bërthamore
Tre javë pas vendimit të presidentit amerikan për të dalë nga marrëveshja bërthamore, tani Bashkimi Evropian duket të jetë më objektiv për të ruajtur këtë marrëveshje dhe me konvergjencën e votave dhe sigurinë e vullnetit politik, këto përpjekje kanë marrë një drejtim të ri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 29, 2018 10:25 Europe/Tirane
  • Drejtim i ri i përpjekjeve evropiane për marrëveshjen bërthamore

Tre javë pas vendimit të presidentit amerikan për të dalë nga marrëveshja bërthamore, tani Bashkimi Evropian duket të jetë më objektiv për të ruajtur këtë marrëveshje dhe me konvergjencën e votave dhe sigurinë e vullnetit politik, këto përpjekje kanë marrë një drejtim të ri.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini tha se Bashkimi Evropian ka vënë në rend të ditës ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe bashkëpunimin me Iranin. Mogherini bëri vërejtjet të hënën para takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme. "Sot në rendin e ditës të takimit të ministrave të jashtëm ne e kemi vënë në rend dite marrëveshjen bërthamore me Iranin ", tha ajo. Duke iu referuar takimit të Komisionit të Përbashkët të Veprimit të mbajtur të premten në Vjenë, ajo tha: "Ne u takuam në Vjenë të premten e kaluar, vendet e mbetura në marrëveshje pa SHBA u takuan në nivel të zëvendësministrave të jashtëm së bashku edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të ANEA-së Yukiya Amano, i cili vërtetoi për herë të 11-të që Irani është plotësisht në përputhje me të gjitha angazhimet e tij të lidhur me marrëveshjen bërthamore". "Pra, ne do të punojmë për këtë, ne do të kemi edhe me ministrat mundësinë për të shkëmbyer dhe për të marrë vendime në mënyrë që të keni një sërë konkludimesh të miratuara sot". Zëvendësministri i jashtëm i RII Abas Erakci tha se Irani do të vazhdojë negociatat me Evropën derisa bisedimet të jenë në rrugën e duhur. Irani ende nuk ka vendosur të qëndrojë ose të largohet nga Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), u tha ai gazetarëve pas pjesëmarrjes në takimin e Komisionit të sigurisë kombëtare dhe të politikës së jashtme të parlamentit të RII. Duke iu referuar takimit të fundit të Komisionit të marrëveshjes bërthamore në Vjenë, Erakci tha se u kërkuam vendeve evropiane që të përmbushin kërkesat e Iranit sipas marrëveshjes bërthamore pa SHBA dhe të paraqisnin sugjerime dhe udhëzime. Në përgjigje të një pyetjeje nëse Ministria e Jashtme iraniane ka marrë ndonjë masë për të parandaluar që bisedimet të dështojnë, ai tha me siguri se ministria i merr parasysh interesat e qytetarëve iranianë.