Turqia do largojë SHBA-në nga baza Incirlik?
Nëse Shtetet e Bashkuara nuk furnizojnë Turqinë me avionët luftarakë F-35, Ankaraja do të plotësojë nevojën e saj për avionë të tillë "diku tjetër", tha të mërkurën Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.
"Populli turk është kundër pranisë së trupave amerikane në bazën ajrore Incirlik në Turqinë jugore për shkak të politikës jokorrekte të Uashingtonit dhe lëvizjeve të gabuara në lidhje me Turqinë", tha Çavusoglu. "Ne përpiqemi të përmirësojmë marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara. Për t'i normalizuar ato, Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin hapa për qytetin sirian Manbixh, ekstradimin e klerikut Fethullah Gulen ... Kur bëhet fjalë për këto çështje, populli ynë thotë : 'Mbyllini bazat e Incirlik, Kurecik për SHBA ... Ne po presim që Shtetet e Bashkuara të braktisin veprimet e tij të gabuara, "tha Cavusoglu për kanalin televiziv turk A Haber. "Sa i përket avionëve të F-35, nuk kam asnjë shqetësim, kjo kontratë është ligjërisht e detyrueshme, nuk mund të shkelet lehtësisht. Por nëse këta avionë nuk i jepen Turqisë, ne do t'i plotësojmë nevojat tona diku tjetër", tha Ministri i Jashtëm turk.