Jens Stoltenberg: NATO nuk e mbron Izraelin përball Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77082-jens_stoltenberg_nato_nuk_e_mbron_izraelin_përball_iranit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s vuri në dukje pretendimet e Perëndimit për sulmin e mundshëm të Iranit kundër regjimit sionist dhe deklaroi se NATO në një situatë të tillë nuk e mbështet Izraelin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 03, 2018 09:29 Europe/Tirane
  • Jens Stoltenberg: NATO nuk e mbron Izraelin përball Iranit

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s vuri në dukje pretendimet e Perëndimit për sulmin e mundshëm të Iranit kundër regjimit sionist dhe deklaroi se NATO në një situatë të tillë nuk e mbështet Izraelin.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Jen Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s në një intervistë me "Spiegle" në lidhje me pretendimin e Perëndimit për sulme të mundshme ushtarake të Iranit kundër regjimit sionist, theksoi: "Në rast të ndodhjes së një sulmi të tillë, NATO nuk do ta mbrojë Izraelin. Izraeli ka bashkëpunim me NATO-n, por nuk është anëtar i NATO-s. NATO nuk e ka për detyrë ta garantojë sigurinë e Izraelit".