Mbyten 9 refugjatë në Turqi
Qershor 03, 2018 12:49 Europe/Tirane
Në bregdetin lindor të Turqisë u fundosën nëntë refugjatë duke përfshirë dy burra, një grua dhe gjashtë fëmijë, raportojnë autoritetet.
Të dielën në ora 2:22 të mëngjesit, varka e tyre u fundos në jugperëndim prej 2.5 milje detare në ishullin Kekova Geyikova në provincën Demre të Antalias, ndërsa katër nga refugjatët, përfshirë një grua dhe tre burra, u shpëtuan nga një anije peshkimi. Rojet bregdetare gjetën më vonë trupat e gjashtë fëmijëve, dy burrave dhe një gruaje. Një person është zhdukur si dhe ende nuk dihet kombësia e refugjatëve.
Tags