Gjermania reagon ndaj deklaratave ndërhyrëse të ambasadorit amerikan
Ministri i jashtëm i Gjermanisë ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan dhe ka thënë se Berlini do t’i përgjigjet deklaratës ndërhyrëse të ambasadorit amerikan.
Heiko Maas duke reaguar ndaj deklaratës ndërhyrëse të ambasadorit amerikan ka thënë se Gjermania do të analizojë qëndrimet e ambasadorit Granel. Politika gjermane është e pakënaqur nga qëndrimet e ambasadorit amerikan ka thënë në fjalën e tij shefi i diplomacisë gjermane. Ambasadori amerikan në Berlin u ka kërkuar kompanive gjermane që të ndërpresin bashkëpunim e tyre ekonomik me Iranin. Richard Granel ndodhet në Gjermani prej Majit 2018 në pozitën e ambasadorit amerikan. Autoritetet e Gjermanisë prej tij kanë kërkuar të japë shpjegime mbi deklaratat e bëra.