OKB paralajmëron mbi një katastrofë humane në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77286-okb_paralajmëron_mbi_një_katastrofë_humane_në_jemen
Stephane Dujjaric zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB ka thënë se për çdo ditë po paralajmërojmë për gjendjen e rrezikshme dhe krizën humanitare në Jemen dhe edhe njëherë ritheksojmë se në rast të mos përfundimit të konfliktit aktual përreth qytetit Hadida, gjendja do të bëhet akoma më e rrezikshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 06, 2018 05:35 Europe/Tirane
  • OKB paralajmëron mbi një katastrofë humane në Jemen

Stephane Dujjaric zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB ka thënë se për çdo ditë po paralajmërojmë për gjendjen e rrezikshme dhe krizën humanitare në Jemen dhe edhe njëherë ritheksojmë se në rast të mos përfundimit të konfliktit aktual përreth qytetit Hadida, gjendja do të bëhet akoma më e rrezikshme.

Për momentin palët janë future në bisedime për të diskutuar mbi gjendjen në provincën Hadida. Kriza humanitare në Jemen, është deklaruar disa herë nga OKB por regjimi Al Saud dhe vendet perëndimore nuk u kushtojnë vëmendje këtyre paralajmërimeve. Vendet që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut sa i përket situatën në Jemen mbajnë qëndrime të njëanshme dhe shumë anshme dhe deri tani ata nuk kanë marrë seriozisht dhe nuk janë përkushtuar në paralajmërimet e bëra nga OKB  lidhur me krizën humanitare dhe gjendjen katastrofike në Jemen. Me gjithë paralajmërimet e vazhdueshme të organizatave ndërkombëtare dhe presionit të opinionit publik botëror, qeveritë perëndimore me në krye Amerikën, vazhdojnë të japin ndihma logjistike dhe me armatime për regjimin Al Saud që ky i fundit të kryejë krime kundër njerëzimit. Avokatë të Departamentit Amerikan të Shtetit kanë deklaruar se Amerika për shkak se ka bërë furnizimin me karburant të avionëve luftarakë të Arabisë Saudite, ajo mund të konsiderohet partnere në krimet e luftës në Jemen. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera. I dërguari special i OKB për Jemenin ditën e martë ka paralajmëruar mbi rrezikun e sulmeve të forcave të qeverisë së dorëhequr të Jemenit kundër qytetit Hadida që mbahet i kontrolluar nga forcat e lëvizjes Ansarullah. Martin Griffiths, i dërguari special i OKB në Jemen gjithashtu ka kërkuar rihapjen e aeroportit të Sanas dhe rinisjen e fluturimeve të avionëve të transportit të mallrave.  Qyteti bregdetar Hadida ndodhet në breg të detit të Kuq dhe ai konsiderohet një prej portave më të rëndësishme për futjen e mallrave dhe ndihmave humanitare për Jemenin. Forcat e presidentit të dorëhequr të Jemenit Abdarabuh Mansur Hadi, që kanë mbështetjen e koalicionit arabe, janë futur në konflikt me forcat e lëvizjes Ansarullah në përpjekje për tu futur në këtë qytet. Ndërkohë koalicioni arab anti-Jemen pretendon se Hadida është zona ku lëvizja Ansarullah ka nisur sulmet detare kundër forcave të huaja.