Austria mbyll shtatë xhami pas mosmarrëveshjeve me Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77488-austria_mbyll_shtatë_xhami_pas_mosmarrëveshjeve_me_turqinë
Austria tha se do të mbyllë shtatë xhami dhe se do t'i dëbojë imamët që, sipas saj, financohen nga qeveri të huaja.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 08, 2018 11:20 Europe/Tirane
  • Austria mbyll shtatë xhami pas mosmarrëveshjeve me Turqinë

Austria tha se do të mbyllë shtatë xhami dhe se do t'i dëbojë imamët që, sipas saj, financohen nga qeveri të huaja.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha se këto masa janë goditje mbi islamin politik. Disa xhami dyshohet se kanë lidhje me nacionalistët turq. Zyra e presidentit turk e cilësoi veprimin e Austrisë si "islamofobik, racist dhe diskriminues". Qeveria austriake tha se 60 prej 260 imamëve në vend po hetohen, nga të cilët 40 i përkasin ATIB-it, një grup mysliman i afërt me Qeverinë turke. "Shoqëritë paralele, islami politik dhe tendencat e radikalizimit nuk kanë vend në Austri", tha kancelari Kurz.