Ankaraja reagon ndaj vendimit të qeverisë austriake
Ankaraja ka reaguar dhe dënuar vendimin e qeverisë austriake për mbylljen e 7 xhamive në këtë vend.
Sebastian Kurz kancelar i Gjermanisë ditën e premte në një konferencë për shtyp në Vjenë ka deklaruar se vendi i tij do të mbyllë 7 xhami të myslimanëve turq dhe do të dëbojë rreth 60 imamë nga Austria. Mevlut Cavushoglu, ministër i jashtëm i Turqisë, duke reaguar ndaj vendimit të qeverisë austriake ka thënë se ky veprim është krejtësisht racist dhe armiqësi me islamin. Politikanët racistë dhe anti-islamë po e çojnë të ardhmen e Evropës drejt greminës, ka thënë në fjalën e tij shefi i diplomacisë turke. Ibrahim Kalin zëdhënës i presidentit të Turqisë gjithashtu ditën e premte ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë së Austrisë dhe ka thënë se mbyllja e xhamive dhe dëbimi i imamëve nga Austria është rezultat i prirjeve raciste dhe islamofobe në Evropë dhe sidomos në Austri. Bekir Bozdak zv/kryeministër dhe zëdhënës i qeverisë turke gjithashtu vendimin e qeverisë austriake e ka cilësuar vdekje për fenë, lirinë dhe ndërgjegjësimin në Evropë. Ndaj vendimit të qeverisë austriake ka reaguar dhe Ali Arbash kryetar i institutit për çështjet fetare në Turqi i cili ka thënë se ky vendim ul vlerat e të drejtave të njeriut dhe lirisë fetare.