Perëndimi përsërit akuzat e pabaza kundër Iranit
Presidentët e SHBA dhe Francës duke përsëritur akuzat e pabaza kundër Iranit, janë dakorduar që të pengojnë aktivitetet rajonale të vendi.
Donald Trump dhe Emanuel Macron në margjina të takimit të G7 në Kanada, kanë pretenduar se aktivitetet e Iranit në rajon e posaçërisht në Siri, shkaktojnë destabilitet. Derisa Amerika dhe aleatët e saj akuzojnë Iranin për aktivitetet destabilizuese në rajon, qeveritë e Irakut dhe Sirisë disa herë kanë falënderuar Iranin për rolin e tij konstruktiv në luftën kundër grupeve terroriste, posaçërisht kundër ISIS. Administrata amerikane së bashku me aleatët e saj që nga viti 2011 ka filluar aktivitetet e paligjshme për të rrëzuar qeverinë legjitime të Sirisë.