Vazhdojnë protestat e ditës botërore të Kodsit në vendet evropiane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77642-vazhdojnë_protestat_e_ditës_botërore_të_kodsit_në_vendet_evropiane
Organizimi i protestave për ditën botërore të Kodsit dhe për kërkimin e drejtësisë ndërkombëtare, po vazhdon në vendet evropiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 10, 2018 09:45 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat e ditës botërore të Kodsit në vendet evropiane

Organizimi i protestave për ditën botërore të Kodsit dhe për kërkimin e drejtësisë ndërkombëtare, po vazhdon në vendet evropiane.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se duke marrë parasysh se në disa shtete evropiane marshi protestues për ditën e Kodsit zhvillohet në ditën e shtunë dhe të diele, myslimanët dhe liridashësit evropianë duke marrë pjesë në marshin protestues të ditës së Kodsit, i kanë dhënë përgjigje të fuqishme krimeve dhe politikave pushtuese të regjimit sionist kundër popullit të shtypur të Palestinës. Protestuesit duke hedhur sloganet e tyre, kanë deklaruar për mbarë botën se myslimanët nuk do ta harrojnë Bejtul-Mokadesin dhe as Palestinën. Qytetarët në Gjermani kanë organizuar protesta në Berlin dhe kanë manifestuar këtë ditë, por ky veprim i tyre është përballur me reagim negativ të mediave të këtij vendi dhe të grupeve sioniste, për arsye se grupet sioniste në Gjermani janë munduar të bindin autoritetet e këtij vendi për të mos lejuar organizimin e marshit protestues. Qytetarët holandezë gjithashtu janë mbledhur përpara godinës së Parlamentit të këtij vendi në qytetin Hagë dhe gjithashtu në qytetin Amsterdam duke mbajtur flamurin e Palestinës dhe kanë hedhur slogane në dënimin e regjimit sionist dhe politikës së Amerikës. Protestuesit në këtë marsh protestues kanë lëshuar një deklaratë në të cilën duke dënuar veprimet barbare të regjimit sionist, kanë theksuar dhënien fund të bllokadës ndaj Rripit të Gazës. Protesta të tilla janë organizuar edhe në qytetin Romë ky qytetarët italianë dhe aktivistë të tjerë myslimanë kanë dënuar krimet e regjimit sionist kundër popullit të Palestinës dhe kanë kërkuar përpjekjen e Bashkësisë Ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Palestinës.