John Kelly: Shtëpia e Bardhë, vend shumë i keq për punë
Shefi i shtabit të punonjësve të Shtëpisë së Bardhë është shprehur shumë i pakënaqur për kushtet e punës në këtë institucion.
Gazeta "New York Times" të dielën në një raport të saj ka thënë se John Kelly, shef i shtabit të punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, u ka thënë një grupi të senatorëve se Shtëpia e Bardhë është një vend shumë i keq dhe poshtërues për punë. Disa burime të informuar dy muaj më parë kanë thënë se John Kelly i cili vitin e kaluar ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë, në një takim me Donald Trump, presidentit e Amerikës, e ka kërcënuar atë për dorëheqje. Që nga fillimi i mandatit presidencial të Donald Trump, mbi 20 funksionarë të lartë janë larguar nga administrata e Trump. Në këtë mes fuguar më e shquar është Rex Tillerson, ish-sekretari amerikan i shtetit.