John Kelly: Shtëpia e Bardhë, vend shumë i keq për punë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77710-john_kelly_shtëpia_e_bardhë_vend_shumë_i_keq_për_punë
Shefi i shtabit të punonjësve të Shtëpisë së Bardhë është shprehur shumë i pakënaqur për kushtet e punës në këtë institucion.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 11, 2018 08:31 Europe/Tirane
  • John Kelly: Shtëpia e Bardhë, vend shumë i keq për punë

Shefi i shtabit të punonjësve të Shtëpisë së Bardhë është shprehur shumë i pakënaqur për kushtet e punës në këtë institucion.

Gazeta "New York Times" të dielën në një raport të saj ka thënë se John Kelly, shef i shtabit të punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, u ka thënë një grupi të senatorëve se Shtëpia e Bardhë është një vend shumë i keq dhe poshtërues për punë. Disa burime të informuar dy muaj më parë kanë thënë se John Kelly i cili vitin e kaluar ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë, në një takim me Donald Trump, presidentit e Amerikës, e ka kërcënuar atë për dorëheqje. Që nga fillimi i mandatit presidencial të Donald Trump, mbi 20 funksionarë të lartë janë larguar nga administrata e Trump. Në këtë mes fuguar më e shquar është Rex Tillerson, ish-sekretari amerikan i shtetit.