Oficerët amerikanë aktivë në agresionin kundër Jemenit
Tashmë është mëse e qartë se SHBA-të janë përfshirë hapur në agresionin e udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit.
Forcat speciale të Ushtrisë Amerikane janë vendosur fshehurazi në kufirin e Arabisë Saudite me Jemenin për të ndihmuar në luftën kundër lëvizjes popullore Ansarullah, njoftuan mediat të SHBA. Në atë që e quajti "një përshkallëzim të vazhdueshëm të luftërave sekrete të Amerikës", New York Times, duke cituar zyrtarë amerikanë, evropianë dhe arabë, raportoi se një ekip prej rreth dhjetëra komandave të Beretave të Gjelbra të Ushtrisë Amerikane arriti në rajonin kufitar dhjetorin e kaluar. Por kohët e fundit kanë dalë në dritë fakte të reja mbi rolin e forcave amerikane në agresionin kundër Jemenit. Emiratet e Bashkuara Arabe për të përmirësuar performancën e forcave të tyre tokësore të cilat janë të përfshirë në luftën kundër Jemenit, kanë marrë në shërbim oficerë amerikanë. Sipas revistës franceze Intelligence, një firmë e sigurisë në Emirat, e quajtur Al-Ma'arfa, ka përdorur ish-anëtarë të Pentagonit, duke përfshirë gjeneralin në pension James Chambers, për të përmirësuar performancën e forcave logjistike të Emirateve të Bashkuara Arabe. Emiratet i përdorin oficerët e vjetër amerikanë, duke përfshirë edhe kolonelin Lee March, të cilët janë përfshirë në operacionet ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan. William Webster, një gjeneral në pension i SHBA, i cili më parë ka shërbyer si zëvendëskomandant i përgjithshëm i Ushtrisë Amerikane në Irak, gjithashtu bashkëpunon me forcat e Emirateve në agresionin kundër Jemenit. Shtetet e Bashkuara, si furnizuesi kryesor i armëve për Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, po marrin pjesë aktive në luftën çnjerëzore kundër Jemenit dhe kanë një rol të rëndësishëm në sigurimin e informacionit dhe ofrimin e shërbimeve mbështetëse për forcat e Arabisë Saudite dhe të Emirateve. Qeveria amerikane, përkundër raporteve të shumta nga organizatat e të drejtave të njeriut për vrasjen e civilëve jemenas dhe bombardimin e objekteve civile nga sauditë dhe emiratasit, nuk e ka ndryshuar qasjen e saj ndaj luftës në Jemen. Publikimi i rolit të drejtpërdrejtë të ushtarakëve amerikanë në luftën e Jemenit ka zbuluar një pjesë tjetër të përfshirjes kriminale të Uashingtonit në krimet e vazhdueshme të koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite kundër popullit jemenas.