Emigrantët përçajnë partinë e Merkel
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78036-emigrantët_përçajnë_partinë_e_merkel
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel është duke u përballur me një rezistencë të fortë brenda partisë së saj. 
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 15, 2018 23:29 Europe/Tirane
  • Emigrantët përçajnë partinë e Merkel

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel është duke u përballur me një rezistencë të fortë brenda partisë së saj. 

Përballja më e fortë duket se është me Ministrin e Brendshëm Horst Seehofer, dhe lidhet me politikat e Merkel për refugjatët. Në një analizë të Deutche Welle thuhet se kur në verë 2015, numri i refugjatëve në Evropë arriti kulmin, Gjermania mori vendim të hapte dyert, ndryshe nga çfarë bënë vendet fqinjë. Fill pas këtij vendimi të Kancelares Merkel, u shfaqën edhe kritikët brenda partisë. Kryetari i koservatorëve bavarezë ishte i mendimit se Gjermania nuk është në gjendje ta përballojë këtë. Ai luftoi me të gjthë forcat kundër kursit të Merkelit.  Duke qenë kryeministër i Bavarisë, ai kërcënoi në vitin 2015 se do të ngrinte padi në Gjykatën Kushtetuese kundër pranimit të refugjatëve dhe kritikoi hapur kancelaren në një kongres të partisë socialkristiane, CSU. Për të marrë pjesë në qeverisje në nivel federal, CSU vuri si kusht kufizimin e imigracionit. Ndërkohë, Ministri i Brendshëm kërkon të ndryshojë politikën për dhënie azili. Me një "masterplan për migracionin", Seehofer kërkon të ndryshojë politikën e imigrimit dhe të marrjes së azilit në Gjermani.  Ndër të tjera Seehofer kërkon që futja e azilkërkuesve të pengohet, nëse këta janë regjistruar një herë në një vend tjetër të BE-së. Por, nga ana tjetër, Kancelarja Anglea Merkel refuzon zgjidhje që të përfshijnë vetëm Gjermaninë.