Paralajmërimi i ligjvënëse amerikanë për shitjen e avionëve F-35 Turqisë
44 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.-së në një letër drejtuar Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, i kanë bërë thirrje atij që të parandalojë dërgimin e avionëve F-35 në Turqi.
"Turqia, përkundër angazhimeve të saj në NATO dhe asaj që pritet nga një aleat i përgjegjshëm, është angazhuar në mënyrë aktive në përpjekjet për të minuar interesat e Amerikës në botë", thuhet në letër. Ligjvënësit amerikanë kanë vënë në dukje se "operacionet e përsëritura ushtarake të Turqisë kundër interesave amerikane, erozioni i qëndrueshëm i të drejtave të njeriut dhe demokracia nga qeveria e Erdoganit dhe qëllimi i dukshëm i krijimit të partneriteteve strategjike me Rusinë kanë minuar krejtësisht marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë".