Përfaqësuesi i OKB në Jemen, ndërmjetësues asnjanës apo mbështetës i luftënxitësve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78174-përfaqësuesi_i_okb_në_jemen_ndërmjetësues_asnjanës_apo_mbështetës_i_luftënxitësve
Përfaqësuesi i sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së Martin Griffiths të dielën mbërriti në Sana'a ku u takua me zyrtarë të Autoritetit Kombëtar të Shpëtimit të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 18, 2018 05:58 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i OKB në Jemen, ndërmjetësues asnjanës apo mbështetës i luftënxitësve

Përfaqësuesi i sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së Martin Griffiths të dielën mbërriti në Sana'a ku u takua me zyrtarë të Autoritetit Kombëtar të Shpëtimit të Jemenit.

Vizitat e shpeshta të Martin Griffiths në Sana’a po zhvillohen në kohën kur ka një mosbesim të madh rreth veprimeve të OKB-së. Kombet e Bashkuara janë një nga aktorët në krizën e Jemenit. Roli i kësaj organizate luhet nga përfaqësuesi i caktuar i Sekretarit të Përgjithshëm në çështjet e Jemenit. Për më shumë se shtatë vjet që nga kriza e Jemenit, Kombet e Bashkuara kanë caktuar tre përfaqësues për çështjet e saj. Përfaqësuesi i parë i Kombeve të Bashkuara në çështjet e Jemenit ishte Jamal bin Umar, një diplomat nga Maroku. Ky diplomat i Marokut në shtator 2014 luajti një rol të rëndësishëm për një marrëveshje midis Ansarullahut dhe qeverisë së Mansur Hadit. Megjithatë, shkelja e marrëveshjes së shtatorit 2014 nga Mansur Hadi dhe nisja e luftës e Arabisë Saudite në Jemen në mars 2015, ka bërë që Jamal bin Omar të japë dorëheqjen. Ismail Ould Sheik Ahmed, një diplomat nga Mauritania, në prill 2015 zëvendësoi Jamal bin Umar si përfaqësuesi i dytë i Kombeve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara në Jemen. Përpjekjet e Ould Sheikh Ahmed për të arritur një zgjidhje politike, sidomos në bisedimet e Kuvajtit, të cilat u zhvilluan për një periudhë 100-ditore në vitin 2016 nuk dhanë rezultat dhe nga gushti 2016 bisedimet dyvjeçare midis grupeve jemenase u pezulluan dhe ai në shkurt 2018 i hapi rrugën diplomatit britanik Martin Griffiths. Një nga arsyet më të rëndësishme që çoi në inefikasitetin dhe dështimin e Ismail Ould Sheikut Ahmed në krizën e Jemenit ishte se ai dhe Kombet e Bashkuara nuk kanë qenë kurrë në gjendje të veprojnë si "ndërmjetësues neutral" në këtë krizë. Realiteti aktual politik i Jemenit është se Ansarullah është lojtari më i qëndrueshëm në arenën politike dhe të sigurisë të vendit, por Ould Sheik Ahmed gjatë 32 muajve të krizës së Jemenit vazhdimisht ka theksuar nevojën për të zbatuar Rezolutën 2216 të Këshillit të Sigurimit të miratuar në prill të vitit 2015 që është kundër Ansarullahut. Kjo rezolutë u miratua, në më pak se një muaj pas nisjes së luftës së Arabisë Saudite kundër Jemenit.  Griffiths tani po përsërisin të njëjtën "rreth vicioz" të Ould Sheikh Ahmed dhe në bisedime me zyrtarët kombëtarë të shpëtimit të Jemenit, është duke bërë thirrje për zbatimin e rezolutës 2216, duke përfshirë tërheqjen e Ansarullahut nga zonat nën kontrollin e tij dhe çarmatimin këtij grupi. Qëllimi kryesor i vizitës së Martin Griffiths në Jemen është për të negociuar që Kombet e Bashkuara të marrin kontrollin e qytetit Hadeida. Ndërkohë, Martin Griffiths nuk shihet si një element me ndikim në bisedimet me Sauditët dhe Emiratet për t'i dhënë fund luftës kundër Hadeida, e cila filloi të mërkurën më (13 qershor). Ndërkohë, Kombet e Bashkuara në një raport të tyre njoftuan se rrethimi i Hadeida, i cili filloi më 1 qershor 2018, zhvendosi rreth 5,000 familje. Koordinatori humanitar i Kombeve të Bashkuara në kombin jemenas, Lisa Grand, njoftoi gjithashtu se sulmet kundër Hadeida mund të përfundonin me një kosto prej 250,000 jetë njerëzish. Pavarësisht nga krimet që Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po kryejnë në Jemen, përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara vazhdon të kërkojë tërheqjen e lëvizjes Ansarullah. Me fjalë të tjera, Griffiths, në vend që të ndërmjetësojë në formë neutrale, po përpiqet të "mbrojë" interesat saudite duke bindur Ansarullahun dhe qeverinë e shpëtimit kombëtar jemenas që të dorëzohen përballë Arabisë Saudite.