Plani i Senatit amerikan për ndalimin e pranimit të studentëve iranianë
Një prej përfaqësuesve të kongresit amerikan ka parashtruar një plan për ndalimin e pranimit dhe dhënien e vizave për studentët iranianë që synojnë të vazhdojnë studimet në degët që lidhet me energjinë bërthamore.
John Cornin, një prej senatorëve të partisë republikane ka paraqitur një prapashtesë për projektligjin e buxhetit të vitit 2019 ku ndalohet arsimimi i studentëve iranianë në Amerikë. Plani mban emrin ulja e kërcënimeve të Iranit dhe të drejtave të njeriut në Siri dhe ka për qëllim ndalimin e dhënies së vizave për shtetasit iraniane. Të gjithë ata iraniane që kanë viza studimi, për punë profesionale, apo teknike dhe që lidhen me degën e energjisë janë të ndaluar të futen në Amerikë. Projektligji i buxhetit ushtarak të Amerikës për vitin 2019 do të vihet në votim në Senatin amerikan.