Republikanët amerikanë synojnë hartimin e një projektligji për migrantët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78342-republikanët_amerikanë_synojnë_hartimin_e_një_projektligji_për_migrantët
Republikanët amerikanë janë duke bërë përpjekje për të hartuar një projektligj që do të adresojë pakënaqësitë në rritje lidhur me politikën që po ndanë familjet e migrantëve në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 20, 2018 08:45 Europe/Tirane
  • Republikanët amerikanë synojnë hartimin e një projektligji për migrantët

Republikanët amerikanë janë duke bërë përpjekje për të hartuar një projektligj që do të adresojë pakënaqësitë në rritje lidhur me politikën që po ndanë familjet e migrantëve në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë një grupi të republikanëve se ai do të mbështeste ndonjë projektligj për imigrimin, nëse ata e miratojnë fillimisht, ka njoftuar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Raj Shah. Kongresi i kontrolluar nga republikanët është nën presion për të ndaluar politikën për migrantët, pasi kjo e fundit është përcjellur me shumë kundërshti. Presidenti Trump ka thënë se ky hap ka qenë i nevojshëm për të ndaluar kalimet ilegale të kufirit. “Ne kemi pasur takim shumë të mirë”, ka thënë Trump, pasi është takuar me ligjvënësit republikanë.