Mundësia për shpërthimin e luftës, trashëgimi e takimit Trump-Kim
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78470-mundësia_për_shpërthimin_e_luftës_trashëgimi_e_takimit_trump_kim
Këshilli për marrëdhënie të jashtme të Amerikës në një analizë ka shqyrtuar trashëgimin e takimit të fundit mes liderëve të Amerikës dhe Koresë Veriore në Singapor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 22, 2018 09:30 Europe/Tirane
  • Mundësia për shpërthimin e luftës, trashëgimi e takimit Trump-Kim

Këshilli për marrëdhënie të jashtme të Amerikës në një analizë ka shqyrtuar trashëgimin e takimit të fundit mes liderëve të Amerikës dhe Koresë Veriore në Singapor.

Faqja informative e Këshillit për Marrëdhënie të Jashtme të Amerikës njoftoi se Richard Has, kryetari i Këshillit për Marrëdhënie të Jashtme të Amerikës, në një analizë të tij ka shkruar: “Takimi i Singaporit mes Donald Trump, presidentit të Amerikës, dhe Kim Jung Un, liderit të Koresë Veriore ndoshta është bërë shkak për reduktimin e një konflikti të mundshëm për një periudhë afatshkurt, mirëpo trashëgimia finale e këtij takimi përsëri mund të bëhet shkak për shpërthimin e luftës në rajon”.

Richard Has duke hedhur poshtë pretendimet e Trump në lidhje me reduktimin e kërcënimit bërthamore të Koresë Veriore, ka theksuar se kërcënimi bërthamore i Koresë Veriore akoma nuk është reduktuar.  Ai duke kritikuar deklaratën e liderëve të Amerikës dhe Koresë Veriore ka shkruar se në këtë deklaratë 391 fjalës, akoma nuk është ofruar një definicion i saktë për çarmatosjen bërthamore dhe as për çështjet e tjera nuk është paraparë një afat i përcaktuar kohor për zbatimin e këtij procesi, prandaj çdo gjë në lidhje me Korenë Veriore është e paqartë. Realizimi i mundësisë për arritjen e një marrëveshje dhe paqeje mes Amerikës dhe Koresë Veriore është shumë e vështirë, sepse lideri i Koresë Veriore para syve të tij e shikon qartë eksperiencën e Moamar Ghadafit, ish-diktatorit të Libisë, por edhe të shkeljes së marrëveshjes bërthamore që u nënshkruar mes Grupit 5+1 dhe Iranit.