Londër, skena proteste kundër mbështetjes britanike për krimet saudite
Një grup parlamentarësh, profesorësh të universitetit dhe artistësh britanikë dënoi mbështetjen e Londrës për inkursionin ushtarak të Arabisë Saudite në Jemen, duke mbajtur një protestë përpara zyrës së kryeministres britanike.
Duke ju referuar veprimeve të regjimit saudit në shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut në Jemen, protestuesit i kërkuan qeverisë britanike të ndalojë shitjen e armëve Arabisë Saudite. Ata në duar mbanin parulla kundër regjimit saudit dhe kërkuan dhënien fund të vrasjes së popullit jemenas dhe urisë në Jemen. Protestuesit thërrisnin parulla "Arabi Saudite! Hiq dorë nga Jemen!" Ata deklaruan se qeveria britanike ka bashkëpunuar me regjimet e Arabisë Saudite dhe të Emirateve në veprimet ushtarake kundër portit të Jemenit Al Hadida.