Evropa e përçarë në çështjen e emigracionit
(last modified Fri, 29 Jun 2018 07:12:10 GMT )
Qershor 29, 2018 09:12 Europe/Tirane
  • Evropa e përçarë në çështjen e emigracionit

Emigracioni është kthyer në një temë dite gjatë samitit të bashkimit Europian, që po zhvillohet në Bruksel. Kjo çështje ka shkaktuar përçarje të mëdha në Union, gjë që e ka pranuar edhe shefi i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.

Protagoniste është Italia, që është shprehur qartë se Jugu i BE-së është i pari që përballet me fluksin e emigrantëve dhe se vetë unioni e ka lënë të vetëm në këtë betejë. Kështu mbrëmjen e të enjtes, Giuseppe Conti i befasoi të gjithë në pjesëmarrjen e tij të parë në Samit, pasi vendosi të mos firmosë një deklaratë të përbashkët të bashkimit Europian. Në këtë mënyrë ai detyroi drejtuesin e takimit të nivelit të lartë Donald Tusk dhe Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker të anulonin një konferencë shtypi të planifikuar për të mbrëmjen e të enjtes. Conte, kreu i një qeverie të re euroskeptike që përfshin lëvizjen “5-Yjet” dhe Ligën e ekstremit të djathtë, kërkon që shtetet e tjera të BE ndajnë kostot dhe barrën e trajtimit të emigrantëve që janë shpëtuar në Mesdhe. Masa e tij erdhi pasi udhëheqësit zhvilluan bisedime mbi një sërë çështjesh nga siguria dhe mbrojtja, deri te vendet e punës, rritja dhe konkurrenca.

Tags