Lavrov: Ndërhyrjet e Perëndimit kanë krijuar grupet terroriste
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78940-lavrov_ndërhyrjet_e_perëndimit_kanë_krijuar_grupet_terroriste
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se nga ndërhyrjet e Perëndimit në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut përfitojnë grupet terroriste takfiriste që veprojnë në rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 30, 2018 14:18 Europe/Tirane
  • Lavrov: Ndërhyrjet e Perëndimit kanë krijuar grupet terroriste

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se nga ndërhyrjet e Perëndimit në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut përfitojnë grupet terroriste takfiriste që veprojnë në rajon.

Në një intervistë me televizionin britanik Channel të premten, Lavrov tha se "aventurat" e Perëndimit gjatë dy dekadave të fundit kanë krijuar al-Kaidën në Afganistan, ISIS-in në Irak dhe Frontin al-Nusra në Siri. Në Siri, tha ai, "ka një tjetër bishë që ka lindur - Xhabhat al Nusra, që ndryshon emrat, por është e njëjta organizatë terroriste". "Çfarëdo që Perëndimi i civilizuar po përpiqet të sjellë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut rezulton të jetë në favor të terroristëve", shtoi ai. I pyetur për një tërheqje të mundshme të forcave ruse nga Siria, Lavrov theksoi se Moska nuk ka caktuar ndonjë afat për një tërheqje të tillë dhe se gjithçka varet nga situata në terren. "Ne nuk na pëlqejnë afatet artificiale, por kemi reduktuar vazhdimisht praninë tonë ushtarake në Siri, reduktimi i fundit ka ndodhur pak ditë më parë, më shumë se 1.000 trupa, disa avionë dhe pajisje të tjera janë kthyer në Rusi,. Tërheqja varet nga situata aktuale në terren", tha Ministri i Jashtëm rus . Diplomati më i lartë rus më tej vuri në dukje se Moska, së bashku me ushtrinë siriane, kishin arritur të shkatërrojnë planet e ISIS për të krijuar një të ashtuquajtur kalifat. Megjithatë, mbeturinat e ISIS dhe militantët e Xhabhat al Nusra po pengojnë zbatimin e plotë të marrëveshjes së zonës së reduktimit të tensionit në Sirinë jugore, tha ai. "Pra, ka disa mbeturina. Përveç kësaj, ne nuk kemi, në fakt, baza të plota, por dy vende ku anijet tona dhe avionët tanë janë të vendosur në Siri dhe ato mund të mbahen mjaftueshëm për një kohë të gjatë", vuri në dukje Lavrov. Në intervistën e tij, Lavrov vlerësoi Presidentin sirian Bashar Asad për "mbrojtjen e vendit të tij dhe në një kuptim më të gjerë rajonin nga terrorizmi", duke shtuar se e ardhmja e Sirisë duhet të vendoset nga vetë populli i saj. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se Siria do të diskutohet në mënyrë gjithëpërfshirëse gjatë një takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, që do të zhvillohet në kryeqytetin finlandez, Helsinki, më 16 korrik. Peskov tha gjithashtu se ai nuk kishte asnjë ide për një raport të kohëve të fundit të CNN, i cili citonte një burim të thoshte se Trump beson se mund të arrijë një marrëveshje me Putinin në lidhje me Sirinë, që do t'i lejojë SHBA-së të largohet nga Siria sa më shpejt të jetë e mundur.