Nis lufta e vërtetë tregtare, Kina hakmerret ndaj SHBA-ve
Vetëm pak orë pasi Shtetet e Bashkuara prezantuar tarifat e reja tregtare prej 25 për qind ndaj importeve kineze, me një shumë prej 34 miliardë dollarësh, Pekini është hakmarrë duke vendosur masa ndaj importeve amerikane.
"Pasi Shtetet e Bashkuara prezantuan tarifat e reja, masat reciproke të Kinës gjithashtu hynë menjëherë në fuqi," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lu Kang. Ai nuk specifikonte sasinë ose llojet e mallrave të SHBA që do të tatohen nga Kina. Ministria e Tregtisë e Kinës më herët tha se vendi nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të luftojë pasi SHBA "filloi luftën më të madhe tregtare në historinë ekonomike". Pekini gjithashtu akuzoi Uashingtonin për shkeljen e rregullave tregtare të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT). Tarifat amerikane prej 25 për qind zbatohen ndaj 818 importeve kineze me vlerë 34 miliardë dollarë. Ata janë faza e parë e taksave, për të cilën ka kërcënuar administrata e Trump, ndërsa totali pritet të shkojë në 450 miliardë dollarë ndaj mallrave kineze. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po “hapin zjarr” ndaj botës me tarifat e reja tregtare, ndërsa Kina do të përgjigjet sapo ato të hyjnë në fuqi duke dënuar kompanitë amerikane. Ky ishte reagimi i Kinës, i përçuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë, Gao Feng, ndërsa është fare pranë afati i aplikimit të tarifave amerikane. Uashingtoni ka vendosur tarifa 34 miliardë dollarëshe mbi mallrat kineze, që hyjnë në fuqi të premten. Presidenti Donald Trump kërcënoi se do ta përshkallëzojë konfliktin tregtar me tarifa të tjera për 450 miliardë dollarë ndaj mallrave kineze nëse Pekini reagon, e Kina ka premtuar pikërisht reagim të fortë. Kina tha se nuk do të qëllojë krismën e parë, por do të reagojë menjëherë pasi SHBA-të ta bëjnë këtë. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregitsë, Gao Feng tha se tarifat amerikane do të godasin zinxhirët ndërkombëtare të tregtisë, përfshirë kompani të huaja. “Nëse Amerika implementon tarifat, ato do të prekin kompani nga të gjitha vendet, përfshirë kompani kineze dhe amerikane. Masat amerikane godasin zinxhirët globalë të furnizimit dhe vlerave. Me pak fjalë, Shtetet e Bashkuara po i vënë zjarrin gjithë botës”, deklaroi zyrtari kinez. Qeveria kineze njoftoi rritjen e tarifave doganore në një listë të produkteve të saj në përgjigje të një rritje të tarifave doganore mbi produktet kineze nga Shtetet e Bashkuara. Autoritetet kineze kanë imponuar 25% të tarifave shtesë në 659 artikuj me vlerë prej 50 miliardë dollarësh pas miratimit të listës së artikujve të prodhimeve amerikane nga Komisioni i Tarifave Doganore të Këshillit Doganor Kinez, njofton Agjencia e Lajmeve Xinhua. Kina do të zbatojë 545 tarifa shtesë prej 34 miliardë dollarësh, duke përfshirë produktet bujqësore, automjetet dhe produktet detare të SHBA, duke filluar nga 6 korriku i këtij viti.