Deputetët e zgjedhur betohen në Parlamentin turk
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79185-deputetët_e_zgjedhur_betohen_në_parlamentin_turk
Ligjvënësit turk kanë dhënë betimin në Parlament, pas zgjedhjeve të muajit të kaluar ku iu dha më shumë autoritet presidencës. 600 deputetë nga 5 parti politike u betuan të shtunën në Ankara, në mesin e tyre 259 nga partia e presidentit Recep Tayyip Erdogan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 08, 2018 07:31 Europe/Tirane
  • Deputetët e zgjedhur betohen në Parlamentin turk

Ligjvënësit turk kanë dhënë betimin në Parlament, pas zgjedhjeve të muajit të kaluar ku iu dha më shumë autoritet presidencës. 600 deputetë nga 5 parti politike u betuan të shtunën në Ankara, në mesin e tyre 259 nga partia e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Ligjvënësit opozitarë janë nga Partia Popullore Republikane, pro-kurdët, Partia Demokratike dhe Partia e Mirë. Sistemi qeveritar i Turqisë ka ndryshuar nga ai parlamentar në ekzekutiv, duke shuar postin e kryeministrit dhe duke bërë ndryshime në përgjegjësitë e parlamentit. Kritikët brengosen se ka shumë fuqi në duart e Erdoganit.