Turqi: Treni del nga shinat, 10 të vdekur, 70 të plagosur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79202-turqi_treni_del_nga_shinat_10_të_vdekur_70_të_plagosur
Një tren ka dalë nga shinat në veriperëndim të Turqisë duke vrarë dhe plagosur disa njerëz, njoftoi agjencia e lajmeve Demiroren.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 08, 2018 15:13 Europe/Tirane
  • Turqi: Treni del nga shinat, 10 të vdekur, 70 të plagosur

Një tren ka dalë nga shinat në veriperëndim të Turqisë duke vrarë dhe plagosur disa njerëz, njoftoi agjencia e lajmeve Demiroren.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu tha se pesë vagonë u përmbysën si rezultat i incidentit të së dielës në një rajon pranë kufirit me Greqinë. Treni transportonte më shumë se 300 udhëtarë dhe udhëtonte për në Stamboll. Zyra e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Erdogan kishte marrë informacion nga ministrat e transportit dhe të brendshëm rreth incidentit dhe dërgoi ngushëllime për familjet e viktimave. Imazhet televizive treguan personelin e urgjencës duke shpejtuar për të arritur në vendin e aksidentit. Kanali privat i lajmeve CNN Turk tha se aksidenti ishte shkaktuar nga shembja e një ure.