Dyfishohet numri i trupave angleze në Afganistan
Qeveria angleze me kërkesë të zyrtarëve në Uashington, ka dyfishuar numrin e trupave të saj në Afganistan.
Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve, qeveria angleze me kërkesë të presidentit Donald Trump dhe me pretekstin për të ndihmuar në përmirësimin e situatës katastrofike të sigurisë në Afganistan, do të dyfishojë trupat angleze në Kabul. Theresa May kryeministre e Anglisë ka deklaruar se Londra do të dërgojë 440 forca të tjera ushtarake në Afganistan të cilët kanë për mision që të luftojnë kundër rrjedhave dhe grupeve të varur nga grupet terroriste si ISIS dhe Taleban. Përveç kësaj forcat angleze do të kenë mision që të trajnojnë dhe ndihmojnë forcat afgane. Vlen të theksohet se forcat angleze, u kanë dhënë fund operacioneve të tyre ushtarake në Afganistan në vitin 2014.