Turqi, arrestohet kreu i grupit kriminal Adnan Oktar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79296-turqi_arrestohet_kreu_i_grupit_kriminal_adnan_oktar
Duke vepruar në bazë të urdhrit të Prokurorisë, policia turke në pesë rajone sot në mëngjes filloi operacionin për arrestimin e 235 personave të dyshuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 11, 2018 08:27 Europe/Tirane
  • Turqi, arrestohet kreu i grupit kriminal Adnan Oktar

Duke vepruar në bazë të urdhrit të Prokurorisë, policia turke në pesë rajone sot në mëngjes filloi operacionin për arrestimin e 235 personave të dyshuar.

 Prokuroria shtetërore e Turqisë në Stamboll kryen hetim të gjerë kundër organizatës kriminale të personit kontrovers Adnan Oktar, i njohur edhe si Harun Yahya. Duke vepruar në bazë të urdhrit të Prokurorisë, policia turke në pesë rajone sot në mëngjes filloi operacionin për arrestimin e 235 personave të dyshuar. Deri tani nga liria janë privuar të paktën 79 të dyshuar, përfshirë edhe Oktar i cili është arrestuar në vilën e tij luksoze në vendin Cengelkoy. Operacioni policor zgjat edhe më tej, ndërsa në kërkimin e personave të kërkuar marrin pjesë edhe helikopterë dhe anije policore. Organizata kriminale e Oktar-it akuzohet për një seri veprash të rënda penale, përfshirë krim të organizuar, abuzim seksual të fëmijëve, marrëdhënie seksuale me të mitura, rrëmbime, evazion fiskal dhe shkelje të Ligjit kundër terrorizmit. I dyshuari i parë Oktar është pronar i televizionit “A9” në të cilën udhëheq emisione në të cilat është i rrethuar me starleta gjysëm të zhveshura të cilat i quan “mace” të tij, duke debatuar për tema të ndryshme shoqërore, përfshirë edhe vlera dhe parime fetare.