Gjermania nuk është rob i Rusisë apo i SHBA-së
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79319-gjermania_nuk_është_rob_i_rusisë_apo_i_shba_së
Gjatë ditës së sotme (e mërkurë) Presidenti i SHBA, Donald Trump pretendoi në samitin e NATO-s se Gjermania ishte "një rob" i Rusisë dhe theksoi se Berlini "vetëm po e bën më të pasur Rusinë ".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 11, 2018 16:28 Europe/Tirane
  • Gjermania nuk është rob i Rusisë apo i SHBA-së

Gjatë ditës së sotme (e mërkurë) Presidenti i SHBA, Donald Trump pretendoi në samitin e NATO-s se Gjermania ishte "një rob" i Rusisë dhe theksoi se Berlini "vetëm po e bën më të pasur Rusinë ".

"Ne nuk jemi robër, as të Rusisë e as të Shteteve të Bashkuara. Ne jemi një nga garantuesit e botës së lirë dhe do të qëndrojë të tillë," tha Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas në margjinat e samitit të krerëve të NATO-s. Ai vazhdoi duke vënë në dukje se shpenzimet e Gjermanisë në sektorin e mbrojtjes do të rriten me 80 për qind, "dhe kjo duhet të njihet si një rritje shumë e madhe".