Përsëritet deklarata anti-iraniane në takimin e krerëve të NATO-s
(last modified Thu, 12 Jul 2018 07:03:02 GMT )
Korrik 12, 2018 09:03 Europe/Tirane
  • Përsëritet deklarata anti-iraniane në takimin e krerëve të NATO-s

Krerët e vendeve anëtare të NATO-s në deklaratën e ditës së parë të takimit të tyre kanë përsëritur pretendimet anti-iraniane të Amerikës kundër programit mbrojtës të Iranit.

Në deklaratën e lëshuar nga NATO është shprehur shqetësimin mbi testimet raketore të Iranit dhe është pretenduar se veprimet mbrojtëse të këtij vendi kanë destabilizuar rajonin e Lindjes së Mesme. Në deklaratën e NATO-s i është kërkuar Iranit që të heqë dorë nga mbështetja e rezistencës kundër regjimit fals sionist në rajonin e Lindjes së Mesme. Vendet anëtare të NATO-s gjithashtu u angazhuan për garantimin e karakterit paqësor të programit bërthamor të Iranit, vazhdimin e bashkëpunimit me ANEA dhe të asaj që ata e quajtën pengimin e Iranit nga posedimi i armëve atomike. Përpjekjet e NATO-s për të krijuar dyshime lidhur me programin paqësor bërthamor të Iranit, bëhen në kohën kur ANEA deri tani në të gjitha raportet e saj ka vërtetuar karakterin paqësor të këtij programi dhe ka theksuar zbatimin e detyrimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Deklarata e NATO-s gjithashtu e ndikuar nga Amerika ka theksuar rritjen e buxhetit ushtarak të vendeve anëtare. Përveç kësaj në deklaratë i është bërë ftesë Maqedonisë që të anëtarësohet në NATO. Takimi i parë i krerëve të NATO-s në Bruksel përfundoi punimet dje më 11 korrik.

Tags