Reagimi i liderëve evropian ndaj deklaratave të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79365-reagimi_i_liderëve_evropian_ndaj_deklaratave_të_trump
Autoritetet evropiane kanë reaguar ndaj pretendimeve të presidentit të Amerikës për pëlqimin e vendeve anëtare të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) me shtimin e buxhetit ushtarak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 13, 2018 10:07 Europe/Tirane
  • Reagimi i liderëve evropian ndaj deklaratave të Trump

Autoritetet evropiane kanë reaguar ndaj pretendimeve të presidentit të Amerikës për pëlqimin e vendeve anëtare të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) me shtimin e buxhetit ushtarak.

Giuseppe Conte, kryeministri i Italisë, të enjten pas samitit të NATO-s në Bruksel dhe pas pretendimeve të Donald Trump, presidentit të Amerikës, për rënien dakord të vendeve anëtare të NATO-s me shtimin e buxhetit ushtarak, deklaroi se Italia nuk do të bëjë kurrfarë shpenzime shtesë për NATO-n.

Kryeministri i Italisë shtoi se Roma zotimet që ka pranuar në lidhje me ndihmën ndaj NATO-s, nuk i ka ndryshuar dhe nuk do të bëjë asnjë shpenzim më të madh.  

Emmanuel Macron, presidenti i Francës, gjithashtu ke hedhur poshtë pretendimet e Trump për të paguar shpenzime ushtarake më të mëdha për NATO-n. Presidenti i Francës ka thënë se përkundër pretendimit të Donald Trump, anëtarët e NATO-s nuk kanë rënë dakord për shtimin e buxhetit ushtarak. Macron përveçse ka kundërshtuar propozimin e Trump për shtimin e buxhetit ushtarak të vendeve anëtare të NATO-s deri në 4% të PBB, deklaroi se Parisi do të zbatojë angazhimet e veta në bazë të asaj për të cilën është zotuar më parë në lidhje me shpenzimet ushtarake.

Presidenti i Amerikës pretendoi se anëtarët kanë rënë dakord me kërkesën e tij për shtimin e buxhetit ushtarak të Aleancës Veri-Atlantike. Trump ka kërkuar nga vendet e Evropës që të ndajnë 4% nga PBB për sigurimin e buxhetit të sigurisë së tyre në kuadër të NATO-s, ndërkohë që më parë anëtarët e NATO-s kishin rënë dakord për 2%.

Trump gjithashtu ka ushtruar presion më të madh mbi gjermanët për të paguar para më shumë dhe ka shtuar edhe Francën dhe Gjermaninë në listën borxhlinjve që duhet të paguajnë para më shumë.

Megjithëkëtë presidenti i Amerikës në samitin e NATO-s e ka quajtur Gjermaninë “rob” të Rusisë dhe ka kritikuar Berlinin për mbështetjen e tij vetëm në gazin e Rusisë dhe për shkak se ka mirëpritjes së Berlinit ndaj ndërtimit të linjës së gazsjellësit “North Streem”, prandaj ka zbuluar qëllimin e vetë për t’i shantazhuar vendet e Evropës.